“Krimea do të qëndrojë në Rusi”, Trump fajëson Ukrainën për fillimin e luftës! Publikohen kushtet për arritjen e paqes

0

Donald Trump gjatë një interviste për revistën Time, u përpoq të përshkruante qëndrimet e tij për përfundimin e luftës në Ukrainë.

Presidenti amerikan jo vetëm që fajësoi Kievin për fillimin e konfliktit, por gjithashtu njoftoi “planin e paqes” që, sipas raporteve, parashikon dhënien e afërsisht 20% të territorit ukrainas në Rusi.

“Mendoj se lufta nisi kur filluan të flisnin për anëtarësim në NATO”, tha në presidenti amerikan.

Ai deklaroi hapur se “Krimea do të mbetet në Rusi”, duke iu referuar gadishullit ukrainas të aneksuar ilegalisht nga Moska në 2014.

Ndërkohë, më herët Reuters publikoi detajet e marrëveshjes ndërmjet Rusisë dhe  Ukrainës  të propozuar nga  SHBA dhe të cilën Donald Trump po kërkon të arrijë.

Agjencia raporton se propozimi amerikan cilësohet si “oferta përfundimtare e Shteteve të Bashkuara për të dyja palët”, dhe nëse Kievi e Moska nuk pranojnë Uashingtoni  do të tërhiqet nga tryeza e bisedimeve.

Kushtet e SHBA, të paraqitura nga Reuters, janë:

– Armëpushimi i përhershëm

– Fillimi i menjëhershëm i negociatave teknike për zbatimin e marrëveshjes

– Ukraina nuk do të kërkojë anëtarësimin në NATO

– Ukraina mund të kërkojë anëtarësimin në BE

-SHBA do ta njohin de jure kontrollin e Rusisë mbi Krimenë

-SHBA do ta njohin de facto kontrollin e Rusisë mbi Luhansk

-SHBA do të njohin de facto territoret e Zaporizhias, Donjeckut dhe Khersonit që kontrollohen nga Rusia

-Ukraina rifiton territore në rajonin e Kharkivit

-Ukraina rifiton – përmes SHBA-ve – kontrollin mbi centralin bërthamor të Zaporizhias

-Ukraina gëzon kalim të papenguar në lumin Dnieper dhe kontrollin e gadishullit Kinburn

-Ukraina do të rindërtohet plotësisht dhe do të kompensohet financiarisht

-Sanksionet ndaj Rusisë, të vendosura për shkak të konfliktit që nga viti 2014, do të hiqen

-Bashkëpunim ekonomik SHBA-Rusi në sektorin e energjisë dhe në industri të tjera

Kundërpropozimet e Ukrainës dhe evropianëve

Reuters gjithashtu publikoi detaje të një dokumenti tjetër, i cili, sipas agjencisë, përmban propozimet për një marrëveshje që kanë paraqitur zyrtarët ukrainas dhe evropianë.

-Angazhimi për një armëpushim të plotë dhe të pakushtëzuar në ajër, tokë dhe det

-Fillimi i menjëhershëm i negociatave ndërmjet palëve për zbatimin teknik, me pjesëmarrjen e SHBA dhe shteteve evropiane. Ky proces do të bëhet paralelisht me përgatitjen e agjendës dhe detajeve për një marrëveshje të plotë paqeje

-Rusia duhet të kthejë pa kushte të gjitha fëmijët ukrainas të deportuar dhe të zhvendosur ilegalisht

-Kthimi i të gjithë të burgosurve të luftës

-Rusia duhet të lirojë të gjithë civilët e burgosur

-Ukraina merr garanci të forta sigurie, përfshirë nga SHBA, ndërsa nuk ka konsensus ndërmjet aleatëve për anëtarësimin në NATO

-Nuk ka masa kufizuese kundër forcave mbrojtëse të Ukrainës

-Shtetet garantuese do të jenë një grup ad hoc shtetesh evropiane dhe joevropiane që do të shprehin vullnetin e tyre. Nuk do të ketë kufizime mbi praninë, armët dhe operacionet e forcave të huaja mike në territorin e Ukrainës

-Ukraina do të kërkojë anëtarësimin në BE

-Çështjet territoriale do të diskutohen dhe do të zgjidhen pas një armëpushimi të plotë dhe pa kushte

-Negociatat për territoret do të fillojnë mbi bazën e vijës së kontrollit

-Ukraina rimerr kontrollin mbi centralin bërthamor të Zaporizhias me pjesëmarrjen e SHBA, si dhe mbi digën e Kakhovkës

-Ukraina gëzon kalim të papenguar në lumin Dnieper dhe kontrollin mbi gadishullin Kinburn

-SHBA dhe Ukraina zbatojnë një marrëveshje bashkëpunimi ekonomik

-Ukraina do të rindërtohet plotësisht dhe do të kompensohet financiarisht, përfshirë përmes aseteve shtetërore ruse që do të mbeten të bllokuara derisa Rusia të kompensojë Ukrainën për dëmet e shkaktuara

-Sanksionet që janë vendosur ndaj Rusisë nga SHBA që nga viti 2014 mund të lehtësohen gradualisht pas arritjes së një paqeje të qëndrueshme dhe mund të rivendosen nëse shkelet marrëveshja e paqes./