Erion Isai, Kreybashkiaku i Kolonjës ka dhënë deklaratën e tij për mediat pas daljes nga SPAK.
Çështja për të cilën është thirrur është e panjohur për publikun, megjithatë Isai ka pohuar që nuk ka të bëjë me krime zgjedhore, por me një ngjarje për të cilën thotë se ka ndodhur kohë më parë dhe roli i tij ka qenë thjesht si një person që ka dijeni dhe jo si dëshmitar.
Erion Isai: Nuk ka lidhje me krimet zgjedhore, kam qenë i thirrur si person që ka dijeni. Ka lidhje me një ngjarje konkrete të para shumë kohëve, ku Bashkia nuk ka qenë e përfshirë me tender publik të drejtpërdrejtë, por si institucion në dijeni. Së kë po heton i takon prokurorisë, unë jam pyetur si person që ka dijeni, hetuesit janë në humor pse të mos jenë në humor.