Krimi “avancon” në Vlorë/ Gjendet një tjetër makinë e djegur në qytet

0

Pas makinave të djegura në Selenicë, në pronësi të shtetasit Tomorr Karçani, mjeti i tretë është gjetur i djegur në lagjen Kushtrimi në Vlorë, pranë tregut të Mallrave.

Burime bëjnë me dije se makina e djegur është në pronësi të shtetasit Blerim Derraj. Makina tip Renault me targë AA 975JJ.

Ngjarja dyshohet e qëllimtë, njësoj si dhe djegia e makinave në Selenicë.

Policia e Vlorës nuk ka dhënë ende një njoftim zyrtar nëse dy ngjarjet lidhen me tyre, ndërkohqë që hetimet vijojnë.

Asnjë prej pronarët e mjeteve nuk janë emra të njohur për lidhje me krimin apo precedentë të njohur penal.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu