“Krimi emëroi drejtorët e policisë”, opozita thotë se emrat e rinj janë ushtarë të bandave të rrezikshme

0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, gjatë një deklarate për mediet ditën e sotme foli për garën për drejtor policie në qarqet e vendit tonë.

Noka tha se po zhvillohen konkurse të rreme. Sipas tij, nuk ka asnjë konkurs dhe asnjë garë dhe emrat e rinj janë ushtarë të bandave të rrezikshme.

Flamur Noka: Konkurset fake për drejtorët e qarqeve, tregojnë edhe njëherë se Policia e Shtetit, me në krye kapterin e bandave Ilir Proda, ka një plan të zi dhe të mirëmenduar: të drejtohet nga ushtarë e bandave të narkotrafikut.

I pari në narko-listë është Vilson Bala, drejtori i Operacionales, i cili po shpërblehet për lidhjet me krimin dhe arrestimin terrorist të ish-presidentit Meta. Për ju që nuk e dini, Bala është shok klase i Prodës dhe ushtar i Neritan Nallbatit, i shkarkuar pikërisht për lidhje me bandat dhe krimin.

Në Elbasan narko-konkursin e ka fituar Elton Alushi, që njihet si mbjellësi me hashash i zonës së Krujës, kur ishte shef komisariati atje.

Profilet e drejtorëve të qarqeve dhe ushtarëve të tjerë të krimit në detyra kyçe, sidomos atyre në pika të rëndësishme ku lëvizin interesa të mëdha kriminale nëpërmjet porteve, doganave dhe pikave kufitare apo akseve rajonale, dëshmojnë qartë se cili është plani i Prodës dhe pse ka ardhur ai në krye të Policisë së shtetit

Për t’i shërbyer bandave, të cilët bashkë me policët e tij të korruptuar do të luftojnë opozitën në zgjedhjet e ardhshme, do të manipulojnë votat dhe shtrëngojnë dhe kërcënojnë zgjedhësit për të mbajtur në pushtet, me hir dhe pahir “narko-Partinë” e Edi Ramës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu