Detaje të reja në lidhje me krimin e rëndë në një familje që tronditi kryeqytetin këtë të mërkurë.
Burime për Infoweb/Media, bëjnë me dije se autori është shtetasi Ramazan Kutra, 35-vjeç nga Kukësi. Ai është arratisur menjëherë pas krimit me një automjet ‘Benz C-Class’.
Dyshohet se krimi ka ndodhur për një konflikt familjar të pazgjidhur dhe pse çifti ishte ndarë.
Ai ka shkuar paraditen e të mërkurës në banesën e ish-gruas dhe ka qëlluar ndaj familjarëve të saj, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur dy të tjerë.
Zona ku ka ndodhur krimi është e rrethuar nga policia.
Ndërkohë, fqinjët kanë deklaruar se kanë dëgjuar vetëm breshërinë e armës që autori Ramazan Kutra ka qëlluar mbi familjen e ish-gruas së tij.
Efektivët kanë ngritur disa postblloqe për të mundësuar kapjen e autorit.