“Krimi mjedisor, fitimprurës sa trafiku i drogës”, Soreca: Të luftohet korrupsioni

0

Unë jam shumë i kënaqur që ndodhem sot këtu. Ky takim ka potencialin për të përmirësuar përgjegjësinë dhe praninë e asistencës ndërkombëtare në Shqipëri. Jam i lumtur të mbështesim organizimin. Shqipëria dhe BE janë angazhuar në një dialog politik shumë të fortë dhe janë krijuar bashkëpunime në shumë fusha nga çështjet e zbatimit të ligjit. Do të çojmë përpara bashkëpunimin me Europolin.

Kemi operacione të përbashkëta të suksesshme dhe janë operacione ku ka marrë pjesë edhe Shqipëria në muajt e fundit. Duhet luftuar korrupsioni. Lidhur me qeverisjen vendore decentralizimi është zbatuar por duhet punuar edhe më tej. Bashkitë duhet të japin shërbime ndaj publikut.

Shqipëria ka zbatuar shumë nisma për sigurinë rrugore. Kjo tematikë është problematike. Kemi pasur numër të lartë aksidentesh rrugore. Do doja të fokusohesha në krimin mjedisor. Nuk është krim pa viktima sepse krijohen krime ndaj mjedisit. Mund të jetë po aq fitimprurës sa trafiku i drogës dhe shumë i vështirë për t’u identifikuar. Për migracionin, duhen përmirësuar standardet për luftimin e migracionit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu