Kritike situata në Majën e Rrunës, përhapet vatra e zjarrit në pyll

0

Vijon të jetë kritike situata e zjarrit që ka rënë në Majën e Rrunës, Njësia Administrative Malzi në Kukës.  Mësohet se vatra e zjarrit në Lakun e Mollës është përhapur në pyllin e dendur.

Nga sa duket, është e pamundur që vatra të neutralizohet edhe me ndërhyrjen nga ajri. Në pamjet e siguruara nga Abcnews.al shihet se vatra është përhapur në përmasa të konsiderueshme.

Më herët, autoritetet vendore në vend njoftuan se  sot nga bashkia janë angazhuar 10 forca të MZSH-së, 8 punonjës të pyjores dhe Njësisë Administrative Malzi si dhe forca nga komuniteti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu