Asnjë dhuratë për Krishtlindje në shtëpinë e Barcelonës në këtë 2021 që ishte jo i mbarë për katalanasit. Borxhet e mëdha ka bërë që drejtuesit të mos mendojnë për dhurata ose shpenzime për lojtarët dhe stafin.
Gazeta spanjolle AS shkruan se edhe vitin e larguar nuk u bë asnjë dhuratë për shkak të problemeve administrative. Në atë vit, Antoine Griezmann i dha të gjithë shokëve të tij një portofol të një marke luksoze franceze, por sulmuesi u rikthye te Atletico, Messi shkoi në Paris dhe nuk do të mbetej askush në skuadër për të bërë ndonjë dhuratë.