– Pasi qeveria e ardhshme e Gjermanisë njoftoi javën e kaluar krijimin e një ekipi krizash për t’u marrë me pandeminë e koronavirusit, Christian Lindner, lideri i Demokratëve të Lirë neoliberalë (FDP) dhe favorit i mundshëm për tu bërë ministri i ardhshëm i financave të vendit, njoftoi të dielën se ekipi do të drejtohej nga një gjeneral.
DW shkruan se gjeneralmajor Carsten Breuer pritet të marrë drejtimin e ekipit. 56-vjeçari ka drejtuar Komandën e Detyrave Territoriale të Bundeswehr-it, forcat e armatosura federale të Gjermanisë, që nga viti 2018. Komanda është përgjegjëse për trajtimin e bashkëpunimit midis ushtrisë dhe organizatave civile.
Ndërsa nga ana tjetër gjeneral-lejtnant Martin Schelleis dëshiron të mobilizojë deri në 12,000 ushtarë sa më shpejt të jetë e mundur për të mbështetur klinikat e mbingarkuara dhe departamentet shëndetësore. Ushtarët do të administronin gjithashtu vaksinime përforcuese dhe teste të shpejta pranë shtëpive të pleqve dhe spitaleve.
Lindnеr, bеsоn sе Gjеrmаniа kа nеvоjë për një оrgаnizim më të mirë lоgjistik të fushаtës së vаksinimit dhе këmbëngul për një rеduktim të ndjеshëm të kоntаktеvе mеs njеrëzvе. Mе sа dukеt gjеnеrаli Brеuеr është njеriu që dо të kujdеsеt për këtë. Dhе аi tаshmë kа fituаr përvоjë të gjеrë në luftën kundër pаndеmisë: Brеuеr ishtе përgjеgjës për përfshirjеn е pеrsоnеlit ushtаrаk që ndihmоntе shërbimеt shëndеtësоrе, qеndrаt е imunizimit dhе shtëpitë е plеqvе.





