Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtëm, Josep Borrell ka reaguar sërish për krizën e emigrantëve në kufirin me Bjellorusinë.
Borrell thotë se duket qartësisht se presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko ka mbështetje të fortë nga ana e Rusisë, ndërsa shprehet i pasigurt nëse mbështetja ka shkuar deri në shtimin e trupave rusë në kufirin me Ukrainën.
“Unë nuk i di sekretet e kontakteve midis Putin dhe Lukashenkos, por është e qartë që Lukashenko po vepron në këtë mënyrë sepse ka një mbështetje të fortë të Rusisë. Por nuk di të them se mbështetja ka lidhje me shtimin e trupave rusë në kufi me Ukrainën”, ka thënë Borrell.