Kriza e emigrantëve, Michel: Gardhe të financuara nga evropianët në kufijtë e jashtëm të BE-së

0

Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, këtë të mërkurë ka thënë se BE duhet që të parrë parasysh bëse është i gatshëm që të financojë ndërtimin e mureve mbrojtëse të vendeve si Lituania për të mbrojtur kufijtë e jashtëm të Bashkimit ndaj “sulmit hibrid” i Bjellorusisë.

Michel këto komente ka bërë pas takimit me kryeministrin polak Mateu Moraëiecki.

“Është një vendim që do të merret nga Komisioni Evropian, por në çdo rast pikëpamja juridike e Këshillit është absolutisht e qartë”, la thënë ai.

Nga ana tjetër, kryeministri i Polonisë akuzoi sot Bjellorusinë për “terrorizëm shtetëror” në krizën e shkaktuar nga fluksi i emigrantëve në kufirin mes Polonisë dhe Bjellorusisë, që është edhe kufiri i jashtëm lindor i Bashkimit Evropian.

“Është e qartë se ajo me të cilën kemi të bëjmë këtu është manifestimi i terrorizmit shtetëror”, la thënë kryeministri polak.

Gjithashtu kryeministri polak ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të bllokojë fluturimet nga Lindja e Mesme në Bjellorusi për të ndaluar fluksin e emigrantëve që përpiqen të hyjnë në Bashkimin Evropian nga kufiri i jashtëm lindor.

Ndërkohë ajo që vihet re është se Rusia dhe Turqia janë ndër vendet e treta që BE-ja po monitoron rolin e tyre të mundshëm në kontrabandën e emigrantëve në Bjellorusi, sipas një deklarate nga shefi i politikës së jashtme të Komisionit, Peter Stano.

Stano theksoi se ajo që po përballemi në Bjellorusi është një “krizë emigracioni e orkestruar nga shteti dhe e krijuar artificialisht”, e cila nuk ka të bëjë fare me valën e refugjatëve që mbërriti në Evropë në vitin 2015 dhe me të cilën Rusia shpesh krahasohet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu