ITALI-Papa Françesku ka komentuar zbarkimet e shumta të emigrantëve në ishullin italian të Lampedusas, teksa u pyet nga gazetarët në aeroplanin që udhëtonte për në Marsejë, raportojnë mediat e huaja.
“Është mizori, një mungesë e tmerrshme njerëzimi. Ata i mbajnë në kampet libiane të përqendrimit dhe më pas i hedhin në det. Shpresoj të kem guximin të them gjithçka që dua të them në Marsejë”, -tha Papa.
Papa Françesku ka mbërritur në qytetin port francez të Marsejës për të përforcuar thirrjen e tij që Mesdheu të jetë një vend i mirëpritur për emigrantët, jo një varrezë për njerëzit që vdesin duke u përpjekur të kalojnë detin për në Evropë.