Kriza e refugjatëve, presidenti polak: Nuk ka rrezik konflikti me Bjellorusinë

0

Presidenti polak Adrzej Duda qetësoi vendin e tij dhe opinionin public europian se kriza e refugjatëve në kufirin polako-bjellorus nuk ka rrezik të shkaktojë konflikt ushtarak me Bjellorusinë.

Kreu i shtetit polak e dha këtë deklaratë në Cetinjë të Malit të Zi, ku është për vizitë zyrtare.

“Nuk ka rrezik ushtarak. Ushtria polake ndodhet atje vetëm për të garantuar sigurinë, por ne nuk kemi problem ushtarak”, u shpreh presidenti i Polonisë.

Situata e krijuar në kufirin polako-bjellorus ka tërhequr dhe BE-në, e cila ka premtuar se do të marrë sanksione ndaj presidentit të Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko, të cilin e akuzojnë se po shkakton qëllimisht një krizë për kontinentin.

Javën e kaluar, shteti bjellorus përzuri mbi 1 mijë refugjatë nga Siria, Irani, Afganistani, etj duke i dërguar në kufi me Poloninë. Shteti polak reagoi menjëherë duke dërguar forca ushtarake dhe policore në vend. Gjendja e rënduar shkaktoi indinjitaën e BE-së, ndërsa dhe vetë Lukashenko u shpreh se nuk e ka për detyrë të mbrojë Perëndimin nga valët e refugjatëve.

Marrë nga “REL”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu