Kriza e Ukrainës, presidenti Zelenski: Të vazhdojë procesi i bisedimeve

0

Presidenti i vendi Volodimir Zelenski kërkon arritjen e paqes me Rusinë nëpërmjet bisedimeve. Pas diskutimit që pati me homologun francez Emanuel Makron për konfliktin me Moskën, kreu i shtetit ukrainas shkroi në “Twitter” se kërkon ndërhyrjen e Grupit Tripalësh të Kontaktit për negocimin e zgjidhjes së krizës. Ai shton se shteti ukrainas do të respektojhë “regjimin e heshtjes” për të mos provokuar reagime të paparashikueshme.

“Në vazhdim të bisedës së djeshme, e informova Emmanuel Macronin për situatën aktuale dhe bombardimet provokuese të reja. Ne qëndrojmë për thellimin e procesit të paqes. Mbështesim futjen Grupit Tripalësh të Kontaktit dhe hyrjen e menjëhershme të regjimit të heshtjes”, shkruan presidenti ukrainas Volodimir Zelenski.

Sot, Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken bëri me dije se presidenti i SHBA Joe Biden është i gatshëm të takohet me homologun rus Vladimir Putin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu