Kriza energjetike/ Grenell i drejtohet Kurtit: Ktheje mbrapsht vendimin për refuzimin e gazsjellësit amerikan

0

Ish-i dërguari i Posaçëm i SHBA-ve për dialogun Prishtinë-Beogad, Richard Grenell, ka reaguar për krizën energjetike që po kalon aktualisht Kosova.

Grenell ka thënë se kryeministri Albin Kurti duhet të kthejë mbrapsht vendimin për refuzimin e projektit për gazsjellësin amerikano-evropian.

“Albin Kurti duhet të kthejë mbrapsht vendimin e tij për të refuzuar një tubacion gazi amerikan dhe evropian. Kriza energjetike është problem serioz”, ka shkruar Grenell.

“Reuters” shkruan sot se Kosova po përballet me krizën e saj më të rëndë energjetike në një dekadë.

Në artikull thuhet se shumë biznese dhe familje në Kosovë janë pajisur me gjeneratorë, pasi kompania e shpërndarjes së energjisë në vend, KEDS, njoftoi se do të prezantojë reduktimet e energjisë elektrike prej dy orësh deri në njoftimin e radhës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu