Kriza energjitike gjen ‘zgjidhje’, ja ku do të marrë gaz Shqipëria

0

Bashkimi Europian po kërkon më shumë gaz natyror nga Azerbajxhani, gjë që do ta kthejë Shqipërinë në një factor kyç për energjinë në Evropë. Trend.az shkruan se Presidenti i Republikës së Azerbajxhanit Ilham Aliyev është shprehur se Shqipëria do të jetë gjithashtu një përfituese e gazit nga Azerbajxhani.
Në takimin e 8 të Këshillit Këshillimor të Korridorit Jugor të Gazit (SGC), gazi Aliyev është shprehur se është i gatshëm të furnizojë dhe Shqipërinë pasi Azerbajxhani ka nevojë për tregje të reja.

“Jam i sigurt që sapo Shqipëria të përfundojë rrjetin e saj të shpërndarjes së gazit, do të jetë gjithashtu një përfituese e gazit nga Azerbajxhani. Gjithashtu, mund të nënvizojmë faktin se në takimin e sotëm kemi më shumë vende dhe kompani të pranishme se vitin e kaluar. Kemi pjesëmarrës të rinj që tregojnë se gazi i Azerbajxhanit është i nevojshëm në tregje të reja. Dhe ne jemi gati sepse Azerbajxhani ka qenë gjithmonë një furnizues i besueshëm i burimeve të energjisë në tregun ndërkombëtar,”- tha kreu i shtetit.

Përse po merret gaz nga Azerbajxhani?

Komisioneri i Energjisë i Bashkimit Europian, Kadri Simson, udhëtoi në Azerbajxhanin e pasur me energji në mes të përpjekjeve të Europës për të siguruar gaz. Kjo vjen pasi e gjithë Evropa po përballet me fatura të kripura nga Rusia për sasi të vogla gazi, krahasuar me nevojën. Simson tha në një konferencë shtypi në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku, se BE-ja shpreson për rritjen e eksportit të gazit në Europë nga Azerbajxhani me Gazsjellësin Trans-Adriatik (TAP), që kalon përmes Greqisë dhe Shqipërisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu