Rama: Ne e kemi adresuar krizën me një reformizm të skemës së furnizimit dhe deri më tani jemi besimpltoë që se paku deri në periudhën deri në qershor, ndërkohë që parashikojmë një efekt lehtësues mbi rajonin rreth muajit mars-prill. Nuk po zgjatem, por po theksoj që do vazhdojmë ti mbrojmë kosnumatorët familjarë. Qeveritë gjykohen për atë që ndodh por në afatmesëm dhe gjatë vlerësohen edhe për atë që nuk lejojnë të ndodhë dhe natyrisht për mua moslejimi I rënies së dallgës mbi konsumatorët, bizneset apo kompanitë ëshgë një nga punët fantastike të kësaj qeverie të re që ka edhe 4 vite përpara. Mjafton të shikoni Kosovën ,që është në kthetrat e një krize që për arsye objective sipas meje, pa dashur të hyj në arsye të tjera dhe është në kushtet kur duhet të zgjedhje midis kufizimeve drastike dhe rritjes së konsiderueshme të çmimit. Më vjen shumë mirë që jemi sot në gjendje të gartantojmë furnizimin me energji për të gjithë, por edhe ta bëjmë këtë pa rritje cmimi apo kufizime dhe ti japim mundësi Kosovës që këto ditë të kenë furnizim të pandërprerë me energji elektrike. Nuk është diçka e lehtë, por besoj që në sëkëlldira të mëdha dhe gëzime duhet të ndajmë më Kosovën atë që kemi.