Tarifat e reja për ata që shpenzojnë më shumë se 800 kWh energji elektrike në Kosovë llogariten që prej datës 9 shkurt. Kryetari i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) Ymer Fejzullahu konfirmoi lajmin si dhe shtoi se kërkesat e Kompanisë Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike *KEDS) për rritjen e energjisë do të aplikohen që prej 1 marsit.
“Ne e kemi thënë edhe në mbledhje por e kemi thënë edhe në takimet që kemi pasur me ta që vendimi hyn në fuqi më 9 shkurt. Është detyrim i KEDS-s që ta impletojë atë vendim sipas vendimit të ZRRE-së”, tha ai.
Për qytetarët dhe bizneset që shpenzojnë deri në 800 këh nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike. FFejzullahu shton se faturat e tyre do të llogariten duke përfshirë dhe zbritjen nga fondi i subvencionit.
“Ne edhe në raport i kemi përgjigjet që meqenëse 1everia ka ndarë një subvencion prej 100 mijë euro. Ai ka ndikuar që të gjithë konsumatorët që konsumojnë deri në 800 kWh nuk do të kenë rritje apo do të faturohen me tarifat ekzistuese. Pra faturat e tyre do të llogariten duke përfshirë edhe zbritjen që ka rezultuar nga fondi apo subvencionimi i qeverisë”, tha ai.
Kosova po kalon një krizë energjitike që prej fundit të vitit të kaluar. Në dy muajt e fundit janë zhvilluar protesta kundër vendimeve të qeverisë për rritjen e çmimeve të energjisë.





