Krushku kreu marrdhënie me të bijën 13 vjeç, i ati i qetë: Unë vetë mirë jam, çupa si të dojë…

0

Një ngjarje e rëndë tronditi dje opinionin publik, pasi u mësua se një 13-vjeçare ishte abuzuar seksualisht nga një 47-vjeçar, krushqi me familjen. Për këtë rast babai i të miturës, i cili mendohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor është shprehur para kamerave se njihet me Blerimin, që tashmë është vënë në pranga, por nuk kishte dijeni mbi ngjarjen e ndodhur. “Asgjë, ku di unë, tani ajo andej është, Anisa”- u shpreh ai. I qetë, ai rrëfen se e bija shkonte shpesh në shtëpinë e tij, pasi kishin njohje. Ndër të tjera ai rrëfen se Blerimi, ishte bërë shkesë që e mitura të fejohej me një djalë, i cili kishte shkuar më pas në Greqi.

“Jo jo, nuk është ankuar për gjë. Vinte e dilte këtu. Ajo s’bëri gjë. Kishim lidhje nga baxhanaku im se punonte andej me të. Asgjë nuk i kishte premtuar. Vet e njohi. Vajza është 14 vjeç dhe Blerimi është 2 vjet më i madh se unë. Vajza rrinte atje te Blerimi, kishte atë çupën shoqe (vajzën e Blerimit), ka një vit e gjysmë. Kërkonte të vinte në shtëpi, por rrinte atje. Ajo s’rri në shtëpi do shoqen e saj”,-ka thënë ndër të tjera i ati.

I pandërgjegjshëm për ngjarjen, mbase nga tronditja ai ka deklaruar se vetë është mirë dhe se nuk e detyron dot të bijën se ku të qëndrojë. “Unë mirë jam, çupa si të dojë unë s’e mbaj me zor lidhur rri këtu apo rri atje, unë s’e di vetë nga jam. Po mirë minorene, unë çfarë t’i bëj, unë s’kam si ta marr litarin ta lidh atje sido që të jetë”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu