Kryebashkiaku Borysenk iu bënë thirrje ukrainasve të largohen nga qyteti sa më shpejt

0

Kryebashkiaku Volodymyr Borysenk, i qytetit Boryspil iu ka kërkuar qytetarëve të largohen nga qyteti sa më shpëjt për shkak të luftimeve aty pranë. Borysenk paralajmëroi për beteja të ashpra në rajonin e Kievit të Ukrainës, ku ndodhet Boryspil. Sipas Sky News Borysenk thotë se qytetarët nuk duhet të qëndrojnë në Boryspil, pasi luftimet po vazhdojnë, të largohen sapo t’iu jepet mundësia.

“Nuk ka nevojë urgjente për të qëndruar në qytet pasi luftimet e zjarrit po vazhdojnë rreth tij. Unë i bëj thirrje popullatës civile të tregohet i zgjuar, të kontaktojë qendrën tonë të thirrjeve dhe të largohet nga qyteti sa më shpejt që të shfaqet një mundësi.” tha Borysenk.

Boryspil është rreth 25 milje në lindje të Kievit qendror. Qyteti është afër aeroportit më të madh të vendit, një nga dy që i shërben Kievit dhe portës kryesore ndërkombëtare të Ukrainës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu