Dosja penale ndaj zyrtarëve të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Korçë i është përcjellë Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizaur (SPAK). GAZETARI Elton Qyno shkruan për OraNews se nga përgjimet ka dalë edhe kryetari i bashkisë së Ersekës Erion Isai. Ka qenë prokuroria lokale që pas arrestimeve të para, ka vlerësuar se hetimet duhet të vijojnë nga prokuroria e posaçme. Nga përgjimet e kryera ka rezultuar se personazhi më aktiv në këtë dosje është Lirjan Hyseni, i punësuar në IKMT Korçë, dhe njëherësh këshilltari në Bashkinë e Kolonjës. Përgjimi i datës 30 shtator 2021, tregon një bisedë të zhvilluar mes këshilltarit bashkiak Lirjan Hyseni dhe bosit të kompanisë “Xhengo SH.P.K”, Shyqyri Xhengo.
Këshilltari i Erion Isait është përgjuar teksa flet me kryebashkiakun për të takuar biznesmenin që do të kryente rindërtimin e banesave të prekura nga tërmeti. Ata bisedojnë për të hyrë në procesin e rindërtimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti në fshatin Qafzez. Këshilltari bashkiak i Ersekës, Lirjan Hyseni, e këshillon dhe orienton Shqyri Xhengon, të shkojë dhe takojë Kryetarin e Bashkisë Kolonjë, Erjon Isai, për rikontruksionin e disa shtëpive në fshatin Qafzes, i prekur nga tërmeti i vitit 2019.Sipas bisedës, Hyseni e ve në dijeni Shyqyri Xhengon, se bashkia e Ersekës kishte një fond financiar për rindërtimin e shtëpive dhe punimet ti bënte kompania e ndërtimit “Xhengo”. Teksa mbyll telefonatën me biznesmenin Shyqyri Xhengo, këshilltari bashkiak, Lirjan Hyseni në 30 shtator 2021 telefonon kryetarin e bashkisë Ersekë, Erion Isain, ku ndër të tjera i thotë se duhet vetëm ta priste në zyrë biznesmenin. Në bisedë e sipër, Livjani i shpjegon dhe informon Kryetarin e Bashkisë edhe për disa punonjës të mjedisit, të cilët kishin mbëritur për të bërë inspektim tek Ujësjellësi i Leskovikut. Në dosjen hetimore rezulton që Lirjan Hyseni, është personi më aktiv dhe mban kontakte në mënyrë të vazhdueshme me kryetarin e Bashkisë Ersekë, Erion Isai.
Qyno shton se objekt i çështjes është vijimi i hetimeve për një sërë abuzimesh korruptive në rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti, punësimet e paligjshme dhe shitja e lëndës drusore në Ersekë. Kjo çështje, deri në këtë fazë ka çuar arrestimin e disa personave të akuzuar për “Prerje të paligjshme të pyjeve” dhe pezullimin e disa zyrtarëve të IKMT-së në Tiranë e Korçë.