Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko anuloi të shtunën një shtetrrethim të zgjatur të planifikuar për kryeqytetin.
Në një deklaratë në Telegram, Klitschko tha se shtetrrethimi i planifikuar të fillonte të shtunën në orën 20:00 dhe të zgjaste deri në orën 7 të mëngjesit të së hënës nuk do të futej në zbatim.
“Ora e shtetrrethimit do të mbetet normale, nga ora 20:00 deri në 7:00 [8:00 pasdite deri në 7:00 të mëngjesit me orën lokale. Të dielën pasdite do të mundësohet lëvizje në kryeqytet dhe në rajon”.-tha Klitschko.