Në seancën parlamentare të ditës së stome, ka folur edhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e cila temë kryesore të diskutimit ka patur ligjin për nënpunësit civil duke shtuar se duhet të bëhej e mundur ngritja e një sindikate që të mbrojë të drejtat e tyre në rast shkelje.
Kryemadhi tha se në vend nuk ekzistonin apo nuk funksiononin institucionet e llogaridhënies dhe shtoi se ligji për bashkëqeverisjen do të sillte vetëm mbivendosje të ligjeve.
Kryetari i LSI, Monika Kryemadhi:
A është kodi i punës mbi ligjin për bilbilfryrësit? Sa i përket ligjit të nënpunësit civil, ajo që unë doja të theksoja, mos ka ardhur kohë të kemi një sindikatë për këtë? Sepse mungesa e sindikatave, shton problemet dhe mendoj se administrata publike duhet të ketë një sindikatë.
I bie që institucionet tona të llogaridhënies dhe kontrollit nuk ekzistojnë. Nxjerr jashtë loje bilbilfryrësit ose fuksat sic i quajmë ne. Një nënpunës civil cilit institucion duhet t’i drejtohet? Duke ju falenderuar ju ftoj të kemi një mirëfunksionim të procesit të votimit.