Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ka deklaruar se kryeministrit Edi Rama, i ka bërë bllok nga numri i celularit. E ftuar në emisionin ‘Now’ në Euronews, Kryemadhi tha se ajo ka refuzuar dreka e darka të ambasadorëve në mënyrë që të mos përballej me Ramën.
“Numrin Edi Ramës ia kam, por i kam bërë bllok. Kam refuzuar edhe dreka-darka të ambasadorëve për të mos pasur një përballje me të. Sepse jemi karaktere impulsivë dhe unë i shmangem hipokrizisë. Ndërsa me socialistët e tjerë kam komunikim normal. Aq sa njoh, kam marrëdhënie normale,”- tha Kryemadhi.