Kryemadhi ‘sfidon’ Metën në kërcim, ja si përgjigjet Presidenti

0

Ndërkohë që partitë po mobilizohen për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, kryetaraj e partisë së dytë opozitare më të madhe në vend LSI,Monika Kryemadhi ka qenë mjaft e heshtur në deklaratat e saj politike.

Nga ana tjetër në ‘Instagramin’ e saj, Kryemadhi ka postar një video të një çifti duke kërcyer dhe sfiduar njëri-tjetrin, ndërsa ka përmendur edhe presidentit (bashkëshorti të saj), Ilir Meta.

Pas sfidës së hapur që Monika Kryemadhi i ka bërë Ilir Metës për ftesën e kërcimit, duket se ky i fundit i ka kthyer një përgjigje.

Nëpërmjet një ripostimi të story-t të kryetares aktuale të LSI-së Monika Kryemadhi, Meta e ka aprovuar këtë kërkesë teksa e ka shoqëruar me një emoji me dy gishta.

Nuk e dimë nëse kjo ka një mesazh të fshehur politik për rikthimin e Metës në krye të LSI-së, edhe pse këtë të fundit ai e ka aprovuar vetë pak kohë më parë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu