Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson dhe e fejuara e tij, Carrie Symonds, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë.
Mediat britanike shkruajnë se çifti ka zgjedhur një ceremoni private dhe krejtësisht sekrete. Ato kanë shtuar se Johnson dhe Symonds kishin 6 muaj që planifikonin martesën e tyre.
“The Sun” shkruan se 56-vjeçari dhe 33-vjeçarja u martuan në Katedralen Westminster, ku morën pjesë jo më shumë se 30 persona, të cilët u njoftuan në minutën e fundit.
Boris dhe Carrie zgjodhën të kurorëzoheshin në katedralen kryesore katolike romake të Londrës, vetëm 1.5 milje nga Downing Street.
“Të dy janë plotësisht të entuziazmuar. E gjitha është bërë në fshehtësi të madhe dhe e planifikuar me përpikëri. Ishte vetëm sekreti i tyre dhe kjo e bëri ditën kaq të veçantë”, ka thënë një burim pranë Carrie.