Kryeministri i ardhshëm malazez shqiptar/ Kush është Dritan Abazoviç?

0

 

Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Malin e Zi kanë sjellur shifra interesante. Partia Demokratike e Socialistëve, e udhëhequr nga presidenti Millo Gjukanoviq, ka fituar 35.12 për qind të votave, ndërsa koalicioni opozitar “Për ardhmërinë e Malit të Zi” 32.54 për qind të votave.

Fati i qeverisë së re është në duart e një shqiptari. Ëshë Dritan Abazoviç, kryetar i Lëvizjes “URA”, për faktin se asnjëra palë nuk arriti të sigurojë shumicën parlamentare për të formuar qeverinë e rë në Podgoricë.

Fatmir Sheholli, njohës i ështjeve politike ka thënë se “topi” është në oborrin e Dritan Abazoviç. Dhe e porositë këtë të fundit të veprojë shqip dhe, sipas tij, kryeministri i Malit të Zi duhet të jetë shqiptar.

Kush është Abazoviq?

Abazoviq lindi në vitin 1985 në Ulqin në një familje shqiptare. Pasi kishte mbaruar shkollën fillore dhe të mesme në Ulqin, ai u diplomua në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin e Sarajevës. Po në Sarajevë, ai përfundoi doktoraturën në 2019, në Fakultetin e Shkencave Politike.

Në vitin 2011, ai jetoi në Shtetet e Bashkuara ndërsa mori pjesë në programin e Departamentit të Shtetit në Ëashington D.C.

Nga 2010 deri në 2012, ai ishte Drejtori Ekzekutiv i ndërmarrjes lokale të transmetimit Teuta (Ulqin, Mali i Zi). Nga viti 2010 deri në vitin 2012, ai ishte Drejtor Ekzekutiv i OJQ-së Mogul në Ulqin.

Në vitin 2010, ai botoi librin e tij të parë “Kultura kozmopolitane dhe drejtësia globale”. Që nga viti 2010, ai ka punuar si profesor i shkollës së mesme në Ulqin, duke dhënë mësim sociologjinë e Kulturës, Komunikimit dhe historinë e fesë.

Ai flet rrjedhshëm gjuhën malazeze, angleze dhe shqipe. Më 2017, ai ka nënshkruar Deklaratën për gjuhën e përbashkët të malazezëve, kroatëve, serbëve dhe boshnjakëve.

Në zgjedhjet parlamentare të Malit të Zi në vitin 2012, partia e tij fitoi 7 nga 81 vende, duke e bërë Abazoviqin anëtarin më të ri të Parlamentit të Malit të Zi.

Më 2014, pas një përçarje në parti, Abazoviq u largua nga “Mali i Zi Pozitiv”, duke shërbyer si deputet i pavarur përpara se të bashkohej me Aksionin e Reformës së Bashkuar (URA) të themeluar në vitin 2015.

Ai aktualisht është kryetar i “URA” dhe një nga dy përfaqësuesit e saj parlamentar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu