Kryeministri i Haitit foli në telefon me të dyshuarin e vrasjes së presidentit Moise

0

Kryeprokurori i Haitit ka thirrur kryeministrin Ariel Henry për të shpjeguar lidhjen e tij me të dyshuarin kryesor në vrasjen e Presidentit Jovenel Moise.

Presidenti Jovenel Moise u vra kur persona të armatosur sulmuan shtëpinë e tij më 7 korrik të këtij viti.

Prokurori Bedford Claude tha se Henry kishte patur telefonata të shumta me të dyshuarin Joseph Felix Badio vetëm disa orë pas vrasjes.

Claude tha se Henry po “ftohej” të merrte pjesë, pasi ai nuk kishte autoritetin ta thërriste zyrtarisht atë.

Prokurorët thanë se regjistrimet e marra nga operatori telefonik Digicel konfirmuan se Badio dhe Henry folën dy here nën telefon më 7 korrik pasi kishte ndodhur ekzekutimi i presidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu