Kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett u takua me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë në një takim sekret i cili u bë publik sot pas zhvillimit të tij.
Rritja e çmimit të karburanteve, Tomorri: ‘Naftën’ na e bëri qeveria
Sipas mediave të huaja, Bennett u nis nga Izraeli sot, herët në mëngjes për udhëtimin, i cili ishte planifikuar pasi ai foli me Putin të mërkurën për luftën në Ukrainë.
Bennett është lideri i parë që u takua me Putinin që kur Rusia pushtoi Ukrainën 10 ditë më parë. Sipas një burimi diplomatik, SHBA dhe Ukraina u vunë në dijeni të kvtij takimi para se ai të nisej drejt Moskës.
Bennett u shoqërua nga Ministri i Ndërtimit, Ze’ev Elkin, i cili shërbeu dhe si përkthyes, pasi Izraeli është përpjekur të balancojë rëndësinë e sigurisë kombëtare të koordinimit me Rusinë përpara sulmeve ajrore mbi objektivat iraniane në Siri, ku ushtria ruse është forca dominuese, me aleancën më të fortë strategjike të Izraelit me SHBA-në dhe mbështetjen për demokracinë dhe rendin ndërkombëtar.
Bennett ka folur dy herë me Putinin dhe presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenski, që nga ndërhyrja ushtarake e Rusisë në Ukrainë, ku mësohet se ky i fundit i ka kërkuar Bennettit që të përpiqet të ndërmjetësojë mes palëve.
Izraeli dënoi pushtimin rus të Ukrainës përmes Ministrit të Jashtëm, Yair Lapid dhe votimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, por Bennett ka qenë i rezervuar për të thënë ndonjë gjë për Rusinë. Në deklaratat e tij të fundit ai ka shprehur mbështetje për popullin ukrainas dhe ka bërë thirrje për negociata.
Përveç kësaj, Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov bëri kërkesa të reja në negociatat për një marrëveshje bërthamore me Iranin në Vjenë gjatë fundjavës, duke kërkuar garanci me shkrim se sanksionet në lidhje me luftën në Ukrainë nuk do ta ndalojnë atë të tregtojë me Teheranin.
Kjo kërkesë erdhi pasi palët thanë se kthimi në marrëveshjen bërthamore të 2015 ishte disa ditë larg. Jerusalemi ka qenë shumë kritik ndaj marrëveshjes, duke thënë se ajo nuk e kufizon programin bërthamor të Iranit në mënyrë të mjaftueshme dhe as për një kohë të mjaftueshme, ndërsa heq sanksionet që do ta bëjnë Republikën Islamike të mbushet me para për t’i futur në luftën e saj të ndërmjetme në Lindjen e Mesme.