Kryeministri malazez: Deklarata e Kurtit është një provokim i papranueshëm

0

Kryeministri malazez, Zdravko Krivokapiq e quajti provokim të papranueshëm deklaratën e djeshme të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Krivokapiq tha se deklarata e Kurtit shpall aspirata të rrezikshme për të cenuar integritetin territorial të Malit të Zi.

“Unë e konsideroj një provokim të papranueshëm deklaratën e zotit Kurti, e cila shpall aspirata të rrezikshme për të cenuar integritetin territorial të Malit të Zi. Është interesant fakti se nuk ka asnjë reagim nga presidenti i Malit të Zi dhe i mandatuari antikushtetues Dritan Abazoviq,”– shkruajti në Twitter Krivokapiq.

Ky reagim i Krivokapiqit vjen pas deklaratës së djeshme të kryeministrit, Albin Kurti i cili u shpreh se po e pret qeverinë e re në Mal të Zi që të fillojnë takimet e përbashkëta ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Malit të Zi.

“Shpresojmë që së shpejti Mali i Zi do të ketë Qeveri të re me të cilën do të mund të bisedojmë e ta trajtojmë këtë çështje. Për dallim nga qeveria paraprake e cila kishte për brenda elemente pro ruse, përveç se pro Beogradit dhe natyrisht që nuk kishte kushte për një trajtim të tillë,”-u shpreh Kurti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu