Kryeministri Rama takohet me Erion Veliajn, ja çështja e rëndësishme që i bashkoi

0

Kryesocialisti Edi Rama është takuar ditën e sotme me kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj, i cili është drejtues politik i qarkut të Tiranës.

Rama u takua me Veliajn për të folur për zgjedhjet e pjesshme lokale në Vorë dhe Rrogozhinë, dy bashkitë që janë pjesë e qarkut të Tiranës.

Rikujtojmë se Rama ka nisur konsultimet me drejtuesit politik të qarqeve për të marrë sugjerimet rreth kandidatëve për zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki.Pasditen e kësaj të marte, Rama do të takohet edhe me Ulsi Manjën drejtues politik për qarkun e Dibrës.

Konsultimet janë mbyllur me drejtuesin politik të qarkut Fier Taulant Balla.Burime nga PS thanë se për bashkinë Lushnjë, Ramës i janë propozuar dy emra. Kryetarja e bashkisë në detyrë Eriselda Sefa dhe mjeku i njohur Asfloral Haxhiu. Fjalën e fundit për kandidaturat do ta ketë Kryesia e PS.

Zbulohen edhe emrat e Bashës dhe Berishës për Lushnjën. Sipas burimeve nga PD, nga kampi demokrat i Lulzim Bashës po diskutohen emrat e Elton Banos dhe Darien Xhindolit.

Ndërsa nga grupimi i Sali Berishës të preferuarit për garën e Lushnjës shikon Arben Zaimi dhe Nevila Bami.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu