Kryeministri slloven: Nëse BE-ja nuk zgjerohet në Ballkan, do ta bëjë dikush tjetër

0

Sllovenia arriti të rifuste termin “perspektiva e anëtarësimit” në dokumente gjatë presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian, duke zëvendësuar termin e mëparshëm “perspektiva evropiane”, që u referohet vendeve të Ballkanit dhe pjesës lindore të Evropës. b92 raporton se kryeministri slloven Janez Jansha në intervistën tradicionale para Vitit të Ri shprehu se duhet të jetë e qartë që BE-ja duhet të zgjerohet, duke zgjeruar hapësirën e lirisë dhe prosperitetit.

“E kam thënë shumë herë në këto debate se pas gjithçkaje që kemi parë në Lindje dhe çfarë kemi parë në Ballkan në dekadat e fundit, duhet të jetë e qartë se BE-ja duhet të zgjerohet, duke zgjeruar hapësirën e lirisë dhe prosperitetit, dhe nëse BE-ja nuk zgjerohet, atëherë do të zgjerohet dikush tjetër”,- tha Jansha.

“Ukraina ose Serbia kanë një perspektivë evropiane, sepse ata janë në Evropë dhe do të qëndrojnë gjithmonë atje, por ata duan perspektivën e anëtarësimit, por ishte e vështirë ta shkruajmë në dokumente dhe ne duhej të luftonim për këtë”, -tha Jansha.

Sipas tij, një nga liderët evropianë, të cilin nuk ka dashur ta përmendë, gjatë diskutimit ka thënë se “pse do t’u japim atyre akses në BE kur ata janë më të lirë për ne si punë”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu