Kryeministrja serbe: Kurti po sheh si kërcënim thirrjet tona për paqe e stabilitet

0

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për tensionet në veri.

Ajo tha se Kurti po i sheh si kërcënim “thirrjet e vazhdueshme të Serbisë për paqe e stabilitet. Reagimi i Bërnabiçit vjen pasi kryeministri i Kosovës, Kurti, ka akuzuar Bërnabiçin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për kërcënim me agresion ushtarak. Vuçiç e Bërnabiç kanë thënë se do të kërkojnë që të kthehen 1000 ushtarë serbë në Kosovë.

“Ajo çfarë Albin Kurti i sheh si kërcënim janë thirrjet tona të vazhdueshme për paqe dhe stabilitet, dialog të hapur dhe sinqertë, dhe respektim dhe implementim të plotë të çdo marrëveshjeje të arritur deri më tash në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës. Serbia ka interes të veçantë për paqen dhe stabilitetin.

Serbia respekton gjitha marrëveshjet e nënshkruara – konkretisht: Marrëveshjen e Brukselit, Marrëveshjen e Washingtonit, por edhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Kartën e OKB-së. Këto janë vlerat e Kurtit: Marrëveshja e Brukselit – nuk ekziston; Marrëveshja e Washingtonit – nuk është valide, Rezoluta 1244 e OKB-së – kërcënim ushtarak ndaj Prishtinës; të drejtat njerëzore dhe sundimi i ligjit – ndalimi i serbëve nga votimi, konfiskimi i pronave dhe kërcënimi çdo ditë me forcë brutale. Kurti thotë: ‘Nuk duam konflikt, por dialog e paqe’, por është fakt se tash të gjithë përfshirë edhe përkrahësit e tij më të mëdhenj nga BE-ja dhe SHBA-ja e shohin se për çfarë qëndron ai, dhe cilat janë vlerat e tij – e ato nuk janë as paqe e as stabilitet. Sërish, pavarësisht sjelljes së papërgjegjshme të Kurtit dhe politikave luftnxitëse, bëjë thirrje për qetësi dhe më tepër qetësi dhe durim. Gjitha protestat duhet të jenë paqësore e demokratike. Ne duhet të mbrojmë gjënë e vetme të rëndësishme për të gjithë: paqen. Paqja do të mbizotërojë dhe Kurti do të dështojë”, ka shkruar Bërnabiç.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu