RUSI- Homazhet me lule për Alexei Navalny, kritiku i presidentit Vladimir Putin, i cili vdiq të premten në një burg rus, u hoqën brenda natës nga grupe njerëzish të paidentifikuar ndërsa policia vëzhgonte. Më shumë se 100 persona u arrestuan në tetë qytete në të gjithë Rusinë pasi erdhën për të vendosur lule në kujtim të Navalny.
Të shtunën, policia bllokoi hyrjen në një memorial në qytetin siberian të Novosibirsk dhe arrestoi disa njerëz atje, si dhe në një qytet tjetër siberian, Surgut.
Udhëheqësi i opozitës ruse Alexei Navalny, ka ndërruar jetë në burgun brenda Rrethit Arktik ku ai po vuante dënimin me 19 vjet burg për vepra që konsiderohen gjerësisht të motivuara politikisht. Ai u transferua në një koloni penale të Arktikut, e konsideruar si një nga burgjet më të vështira, në fund të vitit të kaluar. Sipas deklaratës nga burgu, Navalny u ndje keq pas një shëtitje dhe pothuajse menjëherë humbi vetëdijen.