Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për 15 të arrestuarit në kuadër të operacionit “Eurjust”, të cilët kryenin trafik të lëndëve narkotike mes Shqipërisë dhe Italisë.
Burime për median bëjnë me dije se pas vendimit të GJKKO të arrestuarit do të qëndrojnë në paraburgim deri në një vendim tjetër të gjykatës së formës së prerë.
Kujtojmë se operacioni u realizua nga policia shqiptare dhe Guardia di Finanza dhe sipas provave grupi kriminal kishte një veprimtari të gjerë në fushën e narkotikëve në këto dy vende.
Kujtojmë se autoritetet sekuestruan mbi 120 kilogramë kokainë 92 kilogramë hashash dhe se veprimtaria kriminale e grupit ishte prej vitit 2015 dhe zhvillohej kryesisht në Durrës, si dhe në qytete të ndryshme në Itali, si në Bergamo, në Breshia, në Milano, në Torino etj, vende ku është kryer transportimi dhe tregtimi i lëndëve narkotike.