Kryeqyteti i Vietnamit, Hanoi shpallet qyteti më i ndotur në botë

0

VIETNAM- Kryeqyteti i Vietnamit, Hanoi është mbuluar nga smogu i rëndë javët e fundit ndërsa është duke kryesuar edhe listën e qyteteve më të ndotura në botë. Qeveria vietnameze njoftoi se do të promovojë më shumë automjete elektrike për të frenuar problemin.

Nivelet e grimcave të rrezikshme, të njohura si PM2.5, në Hanoi u matën në 266 mikrogram për metër kub herët këtë mëngjes – leximi më i lartë në listën e qyteteve më të ndotura, sipas AirVisual, i cili ofron informacion të pavarur mbi ndotjen globale të ajrit nëpërmjet një aplikacioni celular.

Vendi i Azisë Juglindore, një qendër rajonale prodhuese me një nga ekonomitë me rritjen më të shpejtë në Azi, ka raportuar për vite me radhë ndotje të rëndë të ajrit në qytetet e tij më të mëdha, veçanërisht në Hanoi. Reja e dendur shkaktohet kryesisht nga problemi i trafikut, nga djegia e mbetjeve dhe nga aktivitetet industriale.

Duke folur në një takim me zyrtarë të ministrisë së transportit dje, zëvendëskryeministri Tran Hong Ha bëri thirrje që të përshpejtohet kalimi në automjetet elektrike si pjesë e përpjekjeve për të reduktuar ndotjen, njoftoi media shtetërore. Deri më tani, Hanoi ka vendosur një objektiv për të elektrizuar të paktën 50% të autobusëve dhe 100% të taksive deri në vitin 2030.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu