Kryetari i Sindikatës për Arsimin e Lartë, Kovaçi: Ministria e Arsimit fle gjumë

0

TIRANË-Kryetari i Sindikatës së Punonjësve të Arsimit të Lartë, Sandër Kovaçi tha ditën e sotme në komisionin e Edukimit dhe Mjetet e Informimit Publik, se adresimi i problematikave për arsimin e lartë, sa i përket pagave nuk është realizuar në këtë buxhet. Kovaçi bëri me dije se i ka dërguar një letër Kryeministrit dhe ministres së Arsimit një listë kërkesash, por që deri më tani nuk i është kthyer asnjë përgjigje.

“Ne prisnim të paktën në këtë buxhet të futej një koficent për rritjen e rrogës së pedagogëve. Mund të them se janë krejtësisht të pamjaftueshme për nivelin që kanë prekur çmimet në vend. Me këto paga kemi çdo ditë aplikime të pedagogëve për të shkuar jashtë. Po na largohen pedagogët, do vijë një situatë që s’ke ku i merr. Nuk po them që të garantohen rroga të krahasueshme me nivelin europian, por aktualisht ato janë 40 për qind më ulët se niveli i Kosovës. Të paktën t’i afrohemi Kosovës, nuk po them për Malin e Zi etj, etj. Të paktën ministrja duhet ta trajtojë se rritja e pagave në kuadër të autonomisë së universiteteve nuk është e vërtetë. Pagat e arsimit të lartë publik janë nën moneklaturën e qeverisë. Këtë e kemi mësuar në bazë të skemës së organizimit të arsimit të lartë. Prej kësaj duhet të vijë edhe rritja e domosdoshme, megjithatë Sindikata jonë e ka paraqitur një platformë.

Ne i kemi dërguar edhe kryeministrit dhe ministres së Arsimit një listë kërkesash por deri më tani nuk na ka ardhur asnjë përgjigje. Edhe në kohën e Enver Hoxhës, ku do që të ishe të vinte një letër nga kryeministri i Shqipërisë. Edhe Ministria e Arsimit fle gjumë, e ka lexuar apo jo, ne s’dimë gjë, por fakti se nuk ka reaguar ndaj kërkesave tona tregon që s’e ka lexuar fare. Në këtë prizëm koncepti i raportit me sindikatën duhet të jetë raport transparence”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu