Kryetari kandidoi në Primare/ Ja kush e merr drejtimin e PD në Gramsh?

0

Dega e PD Gramsh ka nxjerrë dy kanidaturat në Primare të cilat janë z. Asim Çekrezi dhe z. Kodhel Çala, teksa ky i fundit mbante postin e kreut të PD dega Gramsh.

Mbështetur në nenin 40 të statusit të Partisë Demokratike drejtuesit pezullohen në rast kandidimi dhe automatikisht zëvendësohet nga nënkryetari i Partisë.

Çalën e ka zëvendësuar nënkryetari i degës së PD Gramsh Erald Çarçiu me profesion inxhiner mjedisi.

Çarciu iu bashkua Partisë Demokratike në vitin 2006 si anëtar i forumit ndërsa në vitin 2015 fitoi garën e kreut të FRPD Gramsh deri në janar të vitit 2022 kur në shkurt mori postin e nënkreut të Partisë Demokratike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu