Kryetarja e AMA-s takohet me Ministrin e qeverisjes Dixhitale të Greqisë

0

Në vijm të axhendës së takimeve në vendet fqinj me Shqipërinë për kordinimin e procesit për lirimin e brezit të frekuencave 700 MHz, Kryetarja e AMA-s Armela Krasniqi dhe delegacioni që e shoqëron zhvilluan në takim në Ministrinë e Qeverisjes Dixhitale shtetin fqinj, Greqi.

Në këtë takim znj.Krasniqi u prit nga Sekretari i Përgjithshëm i Telekomunikacionit dhe Postës, dr.Athanasios Staveris Polykalas. Kryetarja e AMA-s, ndau eksperiencën dhe diskutimet që pati me homologët në vendet e tjera të rajonit për sfidat dhe mundësitë për lirimin e këtij brezi.

Në përfundim të tryezës së diskutimit, përfaqësuesit e dy institucioneve ranë dakord të vijojnë diskutimin e cështjeve dypalëshe dhe të kërkojnë për zgjidhje në funksion të koordinimin teknik me qëllim çuarjen përpara të këtij procesi, i cili kërkon bashkëveprimin e të gjithë vendeve fqinjë.

Më herët, Krasniqi zhvilloi takime në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, takime në të cilat u arrir dakordësia dhe gjithashtu Bosnje-Hercegovina ka shprehur dakordësinë e saj. Ambicia e Kryetares Krasniqi është që në një kohë sa më shpejtë të arrihen disa marrëveshje bilaterale me disa prej vendeve fqinj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu