Këngëtarja Flaka Krelani e ka konsideruar një ‘kthim borxhi’ çmimin e madh të Big Brother VIP që një natë më parë iu dha balerinit Ilir Shaqiri, format që producente ka Lori Hoxhën, e cila ia rrëmbeu kupën në “Dancing With The Stars 4”.
Në një postim në Instagram, këngëtarja pyet me humor se si i thonë në shqip ‘kthema borxhin’ duke ironizuar fitoren e Shaqirit. Ajo është mbështetur edhe nga e motra, Qeqa Krelani.
“Si thuhet shqip: Kthema Borxhin,”- shkruhet në postim.
“Sa shumë e duan shqiptarët këtë këngë, do ta këndoj sonte,”- vijon në tjetrin.

Flaka Krelani, e cila në vitin 2014 ka qenë përballë Lori Hoxhës në “Dancing With The Stars 4”, ku kjo e fundit u shpall fituese dhe kryetar juri ishte Ilir Shaqiri. Ky i fundit mori mbrëmë çmimin e madh në BBV prej 100 mijë eurosh. Rastësi? Apo jo?
