Kthehen ethet e COVID-19 në Shanghai, 2.7 milionë banorë do të futen në karantinë

0

Shanghai do të fus në karantinë distriktin me 2.7 milionë banorë gjatë ditës së shtunë në mënyrë që të bëjë një testim masiv, bëjnë të ditur autoritetet e vendit, pasi që metropoli kinez po ka vështirësi të dalë plotësisht nga masat për mbrojtje nga virusi.

Qyteti lehtësoi shumë nga masat e ndalimit gjatë javës së kaluar, pasi mbylli në shtëpi shumicën e 25 milionë banorëve që nga muaji mars, kur Kina ishte në situatën më të keqe të “betejës” me COVID-19 në dy vitet e fundit.

Por që karantina nuk u largua në tërësi, pasi qindra mijëra banorë të qyteteve më të mëdha të Kinës ende janë të kufizuar nga daljet prej shtëpive të tyre, e shumë komplekse të banimit janë urdhëruar që të mos dalin nga shtëpitë e tyre, transmeton Telegrafi.

Distrikti Minhang në jugperëndim të Shanghai, zonë ku jetojnë 2.7 milionë banorë, do futet në karantinë nga mëngjesi i të shtunës, dhe të gjithë banorët do të testohen.

Kjo është bërë e ditur nga autoritetet e distriktit në një postim në rrjetet sociale gjatë së martës.

“Karantina do të hiqet menjëherë kur të bëhen të gjitha testet”, u shkrua në postimin e bërë të autoriteteve, pa dhënë ndonjë kohë ose datë specifike.

Por që në deklaratën e lëshuar nga autoritetet, nuk u bë e ditur se çfarë masa do të ndërmerren nëse ndonjëri nga banorët e testuar do të dalë pozitiv me virus.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu