Ktheu fabrikën e këpucëve në ‘fermë kanabisi’, arrestohet 33-vjeçari shqiptar në Spanjë

0

SPANJË- Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar në Spanjë për kultivim të lëndëve narkotike. Mediat spanjolle shkruajnë se shqiptari kishte kthyer një fabrikë të vjetër këpucësh në ‘fermë kanabisi’.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në një fshat të qytetit Elçes.

Gjatë hetimit, agjentët e policisë kryen survejim në një shtëpi fshati dhe një magazinë të madhe të projektuar më parë si një fabrikë këpucësh, nga e cila u mor informacion për një prodhim të mundshëm marijuane. Gjatë kontrollit policor në ambient, policia gjeti dhe sekuestroi 1100 bimë kanabis dhe marijuanë. Sakaq ai akuzohet për mashtrim në rrjetin e energjisë elektrike.

Aktualisht 33-vjeçari ndodhet në burgun e qytetit Elçes, në pritje të masës së sigurisë nga drejtësia spanjolle.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu