Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka zhvilluar një takim gjatë ditës së sotme me përfaqësues të Partisë Demokratike, për të diskutuar në lidhje me protestën e paralajmëruar nga opozita .
Ky takim është zhvilluar në kuadër të protestës së thirrur më 6 dhjetor, kjo pas refuzimit të kërkesës për zhvillimin e kësaj proteste në Bulevard.
Një ndër temat që është diskutuar është edhe perimetri i sigurisë. Në një komunikim për mediat , përfaqësuesi i PD Çlirim Gjata ka thënë se protesta është e drejtë, kushtetuese e paqësore./ Ballkanëeb.com