Ku shkoi konkursi me 3 çmime? Rama bëhet ‘pishman’, fshin postimin,reklamon çerdhen

0

Kryeministri Edi Rama duket se nuk ishte shumë i vendosur mëngjesin e sotëm për postimin që do ndante me ndjekësit në ‘Facebook’. Në orët e para të mëngjesit, ai shpallui njoftimin që do të zhvillohet përgjatë tre javëve të fundit të vitit 2021 për tre çmime. Në garë do të ishin çmimi për fotografinë e vitit, videokërkesë, dhe urimi më i veçantë.

Mirëpo, postimi u fshi dhe u zëvendësua me çerdhen e re “Hapat e parë” në Paskuqan, e cila është gati që të presë të vegjëlit.

Ndoshta postimi i parë ishte i gabuar dhe i nxituar. Ndoshta Rama do ta ripublikojë dhe një herë në ditët në vijim, kur të jemi më pranë festave.

Ndoshta… ose stafi që menaxhon rrjetin social të kryeministrit Rama, ka ngatërruar datën e publikimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu