Ku të aplikoni për të punuar nga shtëpia?

0

Puna në distancë (remote) është praktikë e punonjësve që kryejnë punët e tyre nga një vend tjetër (shtëpi ose jo) dhe jo në ambientet ku ndodhet punëdhënësi apo zyrat qëndrore të kompanisë.

Vende të tilla mund të përfshijnë shtëpinë e një punonjësi, një hapësirë bashkëpunuese ose hapësirë tjetër të përbashkët, një zyrë private ose çdo vend tjetër jashtë ndërtesës tradicionale të zyrës së korporatës.

Disa studime gjatë muajve të fundit tregojnë se të “punuarit nga shtëpia” mund të jetë edhe më produktive se puna në zyrë.

Mesatarisht, ata që punojnë nga shtëpia shpenzojnë 10 minuta më pak në ditë duke qenë joproduktivë, punojnë një ditë më shumë në javë dhe janë 47% më produktivë.

Më poshtë gjeni disa vende ku mund të aplikoni për të punuar remote. Përgatisni portofolio-n me punët tuaja, një CV dhe hulumtim të mbarë!

1. LinkedIn (filtroni me ‘remote’)

2. AngelList

3. Weworkremotely.com

4. FlexJobs

5. JustRemote

6. UpWork (zakonisht për freelancing)

7. GitHub Jobs

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu