Ku tradhtojnë personazhet e njohur? Dedektivja rrëfen: Marrin shtëpi me qira

0

Detektivja e çifteve Shkënda Lili ka treguar vendet se ku tradhëtojnë personazhet e njohur shqiptarë. E ftuar në “Goca dhe Gra”, Lili tha se ata nuk preferojnë të shkojnë në hotele si pjesa dërrmuese e qytetarëve, por kanë shtëpi të tjera për të mos u njohur nga qytetarët.

“Ne shikojmë nëse dikush është duke shkuar në hotel në periferi të Tiranës. Personazhet e njohur kanë shtëpia, në hotel shkojnë pjesa dërrmuese e të panjohurve. Janë disa gjëra që unë nuk i shkel, unë fotografoj, përgjoj deri dikur dhe shkoj në ambiente që nuk quhet shkelje privatësie. Janë pak ata që shkojnë në divorc për tradhti, janë një sërë fajtorësh të tjerë që ndikojnë,”- tha Lili.

Duke theksuar se puna e saj është e bazuar në ligje, duke mos shkelur privatësinë, detektivja tha se ka një grup pune që heton, duke shpjeguar se profesionin e ushtron në ambiente publike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu