Kufoma të shpërfytyruara dhe trupa të djegur, Zelensky ndan pamjet në Këshillin e Sigurimit, të pranishmit “tmerrohen”

0

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka treguar Këshillit të Sigurimit të OKB’së një video të pamjeve nga Ukraina.

Pamjet zgjatën rreth 1 minutë dhe shfaqnin imazhe të ukrainasve të vdekur, ku përfshiheshin disa trupa të djegur dhe të shpërfytyruar.

Barbara Woodward, përfaqësuesja e Mbretërisë së Bashkuar në Këshill, e falënderoi presidentin ukrainas, Zelensky për ndarjen e kësaj videoje.

“Imazhet janë pikëlluese. Ne jemi të tmerruar nga ajo që kemi parë dhe ritheksojmë solidaritetin tonë me Ukrainën”, ka thënë Woodward.