Kujdes! Policia ka nisur të gjobisë këmbësorët që nuk kalojnë te vizat e bardha

0

Policia ka nisur gjobat ndaj këmbësorëve që kalojnë në mënyrë të gabuar rrugën.

Ashtu sikurse ishte paralajmëruar, uniformat blu kanë mbushur gjobat e para ndaj qytetarëve që nuk kanë kaluar pranë vijave të bardha.

Ata janë ndëshkuar me 1000 lekë gjobë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Kalimet e gabuara nga ana e këmbësorëve janë bërë shpesh burime aksidentesh. Për të parandaluar këtë situatë, policia ka ndërmarrë këtë hap me qëllim sensibilizimin e të gjithë këmbësorëve që t’i respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Ndëshkimet do të vijojnë ndaj të gjithë shkelësve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu