Kujtoi se ishte lodër, turisti bën foto me krokodilin, ai i kafshon krahun

0

Një turist në Filipine u sulmua nga një krokodil pasi e ngatërroi me një model plastik dhe pasi ju duk si lodër u ngjit në pishinën e tij për të pozuar për selfie.

Sipas Daily mail, Nehemias Chipada vuri re atë që ai mendonte se ishte thjesht një model i gjallë i një prej grabitqarëve ndërsa vizitoi parkun argëtues Amaya View në ditëlindjen e tij në Cagayan de Oro City.

Më pas 68-vjeçari ka pozuar për foto, duke mbajtur telefonin në njërën dorë me dorën tjetër të varur nga beli.

Por me familjen e tij duke e parë, sesioni i fotove mori një kthesë të egër kur krokodili 12 metra e gjatë iu hodh në krahun e tij dhe e tërhoqi zvarrë në ujë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu