Kukësi përfshihet nga “dimri i acartë”, reshjet e shiut dhe borës krijojnë problematika në akset kryesore

0

Kukësi është përfshirë nga reshje shiu dhe bore. Për shkakë të rrebeshëve të shiut në rrugët nacionale dhe rurale ka prezencë të rreshkitjes së dherave dhe gurëve. Akset problematike paraqiten ato të Kukës-Peshkopi, Kukës-Shishtavec, Kukës-Qaf Mali, Krumë-Kam-Bajram Curri, Bajram Curri-Fierzë Lekbibaj e Bajram Curri Valbonë. Firmat nëkontraktore janë mobilizuar në pastrimin e rrugëve.

Ndërkohë situata më problematike paraqitet në zonat e thella rurale, pasi krahas reshjeve të shiut këto zona jan përfshirë edhe nga bora. Momentalisht trashësia e borës në zonat e Shishtavecit, Gryk Qajës, Arrnit, Kalisit, Bushtricës, Malziut, Valbonës, Lekbibaj është 5 cm. Por bora po bie me intensitet të lartë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu